Mat – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Bie në prangat e Policisë një 26- vjeçar për veprën penale “Përndjekja”.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u kap dhe ndalua shtetasi:

A. M., 26 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprën penale “Përndjekja”,
si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.