Mat – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u kap shtetasi në kërkim:

F. Sh, 21 vjeç, banues në Klos.

Kapja e tij u bë pasi në bashkëpunim me shtetasin D. Sh (i shpallur në kërkim), në qytetin e Klosit, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin M. L., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.