Mat
Mbante armë të ftohta (thika), municion luftarak e shkop bejzbolli në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohen 11 thika të përmasave të ndryshme, municioni luftarak dhe shkopi i bejzbollit.
Importoi në kundërshtim me ligjin një automjet që kërkohej nga Interpol, kapet dhe ndalohet 39-vjeçari.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, i cili teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, shkaktoi aksident rrugor, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisaratit të Policisë Mat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte armë të ftohta dhe municion, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për kapjen e tij.
Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit E.T., shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi E.T., 30 vjeç, banues në Burrel.
____
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim A.K., 39 vjeç, banues në Mat. Ky shtetas dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka importuar drejt vendit tonë një automjet që kërkohej nga Interpol.
—–
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N.S., 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ka thyer masën e sigurisë, i cili teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.