Mat – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshaj”

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 2 vite burg për “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shoshaj”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. T., 49 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Mat.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit Tiranë pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Shtetasi Sh. T., ishte arrestuar më parë nga Policia ( dhjetor, 2020), pasi shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative i gjetën në banesë një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2020, ndaj tij caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pas vendimit të Apelit e cila e dënoi me dy vite burg ky shtetas që prej 28 marsit 2022 u largua nga banesa dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.