DVKM Vlorë/Mbeti i bllokuar në terren të vështirë malor në gjirin e Bristanit, shërbimet e Policisë shpëtojnë turistin amerikan

DVKM Vlorë/Mbeti i bllokuar në terren të vështirë malor në gjirin e Bristanit, në gadishullin e Karaburunit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Speciale “Delta” shpëtojnë turistin amerikan.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas i huaj kishte mbetur i bllokuar në terren malor në gjirin e Bristanit, në Karaburun, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Speciale “Delta”, organizuan operacion kërkim-shpëtimi.

Si rezultat i kërkimeve me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të Njësisë Speciale “Delta”, u bë i mundur lokalizimi i turistit amerikan dhe nxjerrja e tij nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar, në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti amerikan falënderoi shërbimet e Policisë, për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe turistët, në çdo situatë emergjente. Për çdo rast, mund të telefononi në numrin pa pagesë 112.