Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 3 operacione, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Janë kapur 5 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 15 raste, me 4 shtetas të arrestuar dhe 12 të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Tiranë/U arrestuan në flagrancë shtetasit G. G., 41 vjeç dhe E. G., 47 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me mjete të forta, xhaxhanë e tyre; u shpall në kërkim një 30-vjeçare, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, një infermiere, në spital, për shkak të detyrës.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 2 proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 11 raste, me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është proceduar penalisht një inspektor i IMT Bashkia Malësi e Madhe, për shpërdorim detyre, pasi në zonën që ai ka në monitorim, janë konstatuar 2 ndërtime të paligjshme.
Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar, 11 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 13 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare janë evidentuar 5 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
U procedua penalisht shtetasi Q. T., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 400 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1.000.000 lekë dhe 90.000 euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe njëri prej tyre është larguar nga vendi i aksidentit.
Fier/U arrestua shtetasi B. L., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin H. Sh., 53 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili po merr mjekim në spital.
Tiranë/U arrestua shtetasi F. Sh., 51 vjeç, pasi dje, duke drejtuar automjetin, në fshatin Mullet, dyshohet se ka aksidentuar një 82-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital.
Berat/U procedua në gjendje të lirë një 17-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme, në Berat, ciklomotori që drejtonte është përplasur me një ciklomotorin elektrik me drejtues një 16-vjeçar. Nga përplasja janë dëmtuar dy drejtuesit dhe 1 pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spital.
U arrestua 1 shtetas i dyshuar për ngacmim seksual, i cili në momentin e ndalimit nga Policia, po drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetas i dyshuar për vepra të turpshme.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, dhe 1 shtetas që nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas që nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe 12 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetase në kërkim për veprën penale “Braktisje e femijëve të mitur”.
Fier/Informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. A., 37 vjeç, i cili ka deklaruar se rreth orës 07:00, në lokalin e tij, në Ballsh, Mallakastër, është goditur me send të fortë (levë) nga 2 shtetas të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar me automjet pa targë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”.
Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të këtij subjekti.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
