Lezhë – Arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti

Specialistët e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë bënë arrestimin në Spitalin e Traumës Tiranë, të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Tropojë, për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Milot-Morinë, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Sh. P., i cili ka humbur jetën së bashku me fëmijën e mitur, ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.