Kuçovë – Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim policor

Kuçovë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim policor.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
H.K., 66 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”.
K.Rr., 56 vjeç, banues në Dimal, Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i vendimit të Gjykatës”.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.