Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”

Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.