Policia Rrugore Kavajë /Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. ♂️♀️
Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 28- 04.08.2026, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1632 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
❌ 117 masa për parakalime të gabuara;
972 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
280 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
17 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetiti;
18 masa për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
-Dhe nje shtetas i arrestuar
⛔️ 98 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
⚠️ 175 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore Kavajë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit⚠️
#mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular
