Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
V. M., 43 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lagjen nr. 17, në lokalin në pronësi të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung”, i cili përdorej nga ky shtetas për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe“Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.