Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Euro 2020”

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale kartëmonedha të falsifikuara dhe aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

– U. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;

– N. P., 19 vjeç, banues në Tiranë;

Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.