Komisariati Dixhital/Rubrikë e re për lajmet e PSH

UPDATE KD/Në menu, shtesë edhe lajmet e fundit të PSH

Komisariati Dixhital, në versionin më të fundit të aplikacionit, një version shumë bashkëkohor dhe praktik për të gjithë, çdo përdorues mund të informohet në kohë reale për njoftimet dhe veprimtarinë e strukturave të Ministrisë së Brendshme.

Të gjithë ata që e kanë patur versionin e vjetër kanë marrë në mënyrë automatike versionin e ri, ndërsa për ata që duan ta kenë Komisariatin Dixhital në celularin e tyre mund ta gjejnë lehtësisht dhe ta shkarkojnë atë falas në App Store për përdoruesit e Apple dhe në Play Store për përdoruesit e Android.

Pak javë më parë, App #KomisariatiDixhital iu shtuan në menu, disa rubrika të detajuara për denoncimin e krimeve mjedisore dhe dhunës në familje.