Kolonjë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit K. Dh., 42 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S. Dh., 39 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.