Ish Drejtuesi i Lartë i Policisë së shtetit, Doktori i Shkencave Sofokli Duka, Nderi i Qarkut Tiranë

Këshilli i Qarkut Tiranë vlerëson me titullin: “Mirënjohje e Qarkut Tiranë”, me motivacionin “Për kontributin e çmuar në rend, sigurinë publike, si pedagog dhe nëpunës i devotshëm i shtetit, model në komunitet”, ish Doktorin e Shkencave Sofokli Duka, njëherazi dhe ish Drejtues i Lartë në Policinë e Shetit, i cili u nda nga jeta para kohe.

Gjatë një takimi vlerësues për figurën dhe kontributin e Dr. Sofokli Dukës, ku morën pjesë deputetë, Drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit, kolegë, miq, shokë e dashamirës, janë mbajtur kumtesa të shumta.

Në fund të takimit, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi, u ka dorëzuar familjarëve titullin e nderit të akorduar nga Këshilli i Qarkut Tiranë.

Ky titull për ish Drejtuesin e Lartë të Policisë së Shtetit, nuk është krenari vetëm për familjen e tij, por për gjithë punonjësit e Policisë.

I përjetshëm qoftë kujtimi, vepra e kontributi i kolegut dhe mikut tonë, Doktorit të Shkencave Sofokli Duka.