Kavajë/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, në të gjitha akset rrugore

Kavajë/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar/proceduar 5 shtetas, janë vendosur 95 masa administrative.

⚠️ Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja.
Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë 24 orëve, janë arrestuar/proceduar penalisht 5 shtetas.

Më tej, janë vendosur këto masa:
-12 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
-6 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-12 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-11 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-2 për përdorim të pijeve alkoolike;
-28 paraklime të gabuara;
-6 për pozicionim të gabuar në korsitë e dedikuara të ngadalësimit;
-28 për shkelje të tjera, kryesisht parakalime të gabuara dhe/ose shkelje të normave të shpejtësisë.

Policia Rrugore Kavajë apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.