Së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave! 🧡
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e cila shënon edhe nisjen e fushatës sensibilizuese “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”, gratë dhe vajzat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me përfaqësueset e institucioneve partnere, NJVKSH Durrës, Bashkisë Durrës, Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Spitalit Rajonal Durrës dhe Shoqatës “Gender, Paqe dhe Siguri”, u bashkuan në mbështetje të kësaj nisme ndërgjegjësuese.
Slogani i nismës:
“Mos e normalizo! Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave!”
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje informuese dhe fjongo portokalli, si simbol i solidaritetit dhe i angazhimit të përbashkët për parandalimin dhe eliminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave.
Në fokus të aktivitetit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit, identifikimi i hershëm dhe referimi i rasteve të dhunës, si dhe garantimi i një qasjeje të koordinuar dhe multidisiplinare në mbështetje të grave dhe vajzave.
Polici – Komunitet, të bashkuar për një qëllim!
Së bashku mund të bëjmë ndryshimin!
🧡 MOS HESHT! DENONCO DHUNËN!
☎️ Telefono 129, në çdo moment
