Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit       

Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Janë arrestuar 2 autorët, janë sekuestruar lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Janë kapur 3 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit, kalim të paligjshëm të kufirit dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar, 13 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 21 raste, me 1 autor të arrestuar, 24 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 3 autorë të arrestuar, 7 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është evidentuar 1 rast i marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritur, me 1 autor të arrestuar.

Janë evidentuar 4 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve kibernetike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 12 raste, me 1 autor të arrestuar, 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë zbardhur 2 raste të shkatërrimit të pronës, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 3 autorët.

Janë evidentuar 5 raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit/armëve të ftohta, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov dhe 3 armë të ftohta.

Janë evidentuar 8 raste të krimeve kundër mjedisit, me 8 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kundërshtim/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Është evidentuar 1 rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 5 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 1 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, ku pretendohet se Policia nuk ka reaguar dhe ka hezituar të marrë kallëzim nga personi i dëmtuar gjatë një konflikti, sqarojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me ligjin.

Më datë 28.05.2026, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 39 vjeç dhe I. I., 63 vjeç, ortakë me njëri-tjetrin në një kompani, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në ambientet e zyrave të kompanisë së tyre, në zonën  “Arena Center”, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, sqarojmë se shtetasi S. A., 39 vjeç, më datë 19.05.2026, është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pasi në ambientet e zyrave të kompanisë së tyre, në zonën “Arena Center”, ka goditur për shkak të detyrës, shtetasin A. S., 41 vjeç, drejtues financash i kompanisë së tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat që të konfirmojnë informacionet me strukturat e komunikimit në DVP-të dhe DPPSH, duke iu garantuar përgjigje të menjëhershme për çdo informacion, në funksion të së drejtës për informim.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.