Kamzë – Gris fletën e votimit, tenton të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit, arrestohet në flagrancë nga Policia

Kamzë / Tiranë

Gris fletën e votimit, tenton të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit, arrestohet në flagrancë nga Policia

Arrestohet në flagrancë 66 – vjeçari, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– A. Ç., 66 vjeç banues në Kamzë.

Arrestimi i tij u bë pasi  ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr.  1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka  grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”