Hapen aplikimet për pranim në funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit, në pozicionin Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Sektorin e Helpdesk dhe Shërbimeve të T.I.-së, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit -punonjës administrativ-klasa-IX.
Aplikimet fillojnë më datë 14.02.2022 dhe përfundojnë më datë 18.02.2022.
Aplikimet dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në pozicionin, Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Sektorin e Helpdesk dhe Shërbimeve të T.I.-së, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose profesional;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për pozicionin, Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Sektorin e Helpdesk dhe Shërbimeve të T.I.-së, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë si më poshtë:
- Të ketë arsimin e mesëm ose arsimin profesional.
- Të ketë njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike.
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
- 4. Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në pozicionin, Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Sektorin e Helpdesk dhe Shërbimeve të T.I.-së, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kryen këto detyra specifike:
- Ofron suport përdoruesve për të gjitha çështjet e lidhura me rrjetin dhe kompjuterat.
- Zgjidh ose delegon në një nivel më të lartë teknik, problemet në lidhje me antenat, radiot, telefonat VoIP, si dhe të gjithë pajisjet kompjuterike.
- Monitoron dhe zgjidh problemet e përditëshme të rrjetit lokal, etj.
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit:
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);
- Intervista:
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).
Intervista do te zhvillohet më datë 25.02.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Formulari i aplikimit: https://we.tl/t-x1ma4f767Q