DVP Vlorë – Procedohen penalisht 2 shtetas

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin A. M., banues në fshatin Karbunar, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 68 vjeçe, banuese në lagjen “Pavaresia”, Vlorë, e cila pretendon se ky shtetas, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka kaluar në pronësi të tij një pjesë toke (rrugë) që i përket asaj.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin A. V., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi u konstatua duke organizuar lotari të paligjshme nëpërmjet telefonit, në një lokal në lagjen “1 Maji”.
——-
Më datë 10.02.2022, shtetasi E. M., 52 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka kallëzuar se para disa ditësh, është larguar nga banesa, kushëriri i tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.