FNSH Fier dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Dhuro gjak, shpëto jetë!

FNSH Fier dhuron gjak për fëmijët talasemikë.

FNSH Fier i është përgjigjur kërkesës së bërë nga Kryqi i Kuq, për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke dëshmuar se Policia është dhe mbetet përherë pranë komunitetit në shërbim e ndihmë të tij.

36 punonjës të Komisariatit të Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë Fier kanë dhuruar gjak duke treguar solidaritet dhe ndihmë për fëmijët talasemikë.

Çdo person që dhuron gjak është një hero për fëmijët talasemikë.

Dhuroni jetë, duke dhuruar gjak!