Fier/ Vijojnë takimet me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Qarkut.
Ka nisur faza e tretë e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, një nismë e përbashkët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve mbi sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♂️ Ndihmës-specialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë qarkun.
Në fokus të kësaj faze është siguria rrugore — respektimi i rregullave të qarkullimit, sjellja e sigurt në rrugë dhe përgjegjësia si përdorues të saj.
Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke shfaqur interes, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre mbi temat e trajtuara.
Përveç temave të sigurisë rrugore, gjatë kësaj jave janë zhvilluar edhe takime ndërgjegjësuese mbi dhunën me bazë gjinore. Gjatë këtyre takimeve u trajtuan format e shfaqjes së kësaj dhune dhe pasojat që ajo sjell në shoqëri, familje dhe veçanërisht tek individët që preken prej saj. U theksua rëndësia e identifikimit dhe raportimit në kohë të rasteve të tilla, si dhe roli i gjithsecilit në mbështetjen dhe orientimin e viktimave drejt strukturave përkatëse të ndihmës.
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohe








