DVP Dibër/ Vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e nxënësve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️ Në kuadër të këtij programi, ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla pranë DVP Dibër zhvilluan takime ndërgjegjësuese me nxënës të shkollave 9-vjeçare në bashkitë Dibër dhe Bulqizë, me temë “Siguria në rrugë”. ️
Gjatë këtyre takimeve, nxënësit u njohën me rregullat bazë të qarkullimit rrugor, rëndësinë e zbatimit të tyre, si dhe me rreziqet dhe pasojat administrative e penale që vijnë nga mosrespektimi i këtyre rregullave. ⚠️
Mesazhet ndërgjegjësuese u përcollën përmes materialeve informuese dhe videove ilustruese, të përshtatura për moshën e nxënësve.
Nxënësit treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre. ♂️♀️
Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë edhe në institucione të tjera arsimore të qarkut Dibër, me qëllim rritjen e sigurisë dhe edukimin e brezit të ri. ✅




