Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. S., 48 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 17.01.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 45 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.
U procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 28 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. B., 20 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
•R. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
•F. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.