Fier – Procedohet penalisht 1 shtetase

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në një prej emisioneve investigative, ku bëhej fjalë për një mjeke të qëndrës shëndetësore të fshatit Gradishtë, Divjakë, e cila pajisi një shtetase me çertifikatë vaksinimi anti Covid 19, kundrejt një shume monetare pa e bërë vaksinën, Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E. N., 36 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasen E. N., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Po nga këto struktura, pas denoncimit në njësinë Antikorrupsion, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre” dy punonjës të AKU Fier, konkretisht shtetasit:
M. K., 48 vjeç, banues në Fier dhe D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier, të dy me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën duke mos mbajtur aktet e konsatimit gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.