Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim:
Sh. A., 30 vjeçe, banuese në Zhupan, Fier.
Ndalimi i 30-vjeçares u bë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 20.06.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Kjo shtetase, në vitin 2017, ka falsifikuar dokumentin e saj të identifikimit (pasaportën biometrike).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.