Fier – Vizitë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nga një organizatë rinore rome

Në takimin me temë “Njohja dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit midis policisë dhe ambasadorëve të rinj rom” morën pjesë disa përfaqësues të kësaj organizate, të cilët u pritën nga punonjësit e policisë së rendit publik dhe krimit ekonomik.

Të rinjtë rom u njohën me rastet që kanë pasur në fokus korrupsionin, format e referimit dhe adresimit, si edhe mënyrat e ndjekjes së rastit.

Të rinjtë vizituan disa zyra të institucionit, si salla operative, laboratori shkencor, zyrat e oficerëve të policisë dhe iu shpjegua funksioni i tyre.

#DVP_Fier_pranë_jush
#Akses_i_barabartë_në_të_drejtat_qytetare