Elbasan – Finalizohet operacioni policor “Krasta”

Ja pamjet e operacionit “Krasta”.

Në kuadër të operacionit “FORCA E LIGJIT”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Policia e Shtetit finalizoi operacionin policor “KRASTA”, ku u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore 3 ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Gjatë operacionit u godit edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe të sektorit privat. (Procedim i nisur në vitin 2017)

Operacioni, u zhvillua nga Njësia Hetimore pranë Task – Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale. Në operacion u përfshinë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Forcat Speciale RENEA, FNSH-ja dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë këtij operacioni u bënë kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente të tjera. U arrestuan dhe u ndaluan 10 persona si dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë. U sekuestruan dy armë zjarri, radio policie, dylbi, drogë, municion e sende të tjera. Gjithashtu u shoqëruan disa persona për verifikim