Tiranë – Evidentohen dhe goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje

Tiranë – Evidentohen dhe goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen dy armë zjarri të tipit pistoletë. Në pranga dy poseduesit e armëve të zjarrit.

Në vijim të punën për parandlimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo mbajnë në banesë armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 3 është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur me armë zjarri me vete në rrugën “Dervish Hatixhe” me një armë zjarri psitolet të markës GLOCK me një krehër me 15 fishekë luftarakë.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4, është parandaluar një rast i dhunës në familje me pasoja të mëtejshme, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit, shtetasit B.F., iu gjet një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.