Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg

Rinas

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg

Nga Specialistët e Z.Q.K Interpol Tirana u bë ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkomëtar:

Spiro Pando, 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku është gjetur një sasi lënde narkotike Heroinë dhe Cannabis Sativa si dhe një armë zjarri automatike.