DVP Vlorë/Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi municioni luftarak.
Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas mbanin lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
-B. Y., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. B., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një kabinë druri, në lagjen “1 Maji”, në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi të vogël lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe fishekë luftarak.
– – – – – –
Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit:
-E. T., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa;
-Gj. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.