Himarë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga një 48-vjeçar

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Rr., 48 vjeç, banues në Himarë.

Shtetasi A. Rr, ka tentuar ti shmanget kontrollit të Policisë duke u larguar, por falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Kufirare në Dhërmi, është ndalur dhe vënë në pranga, në vendin e quajtur “Shën Vasil”, duke transportuar me automjet, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
– – – – –

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. B., 17 vjeç dhe D. B., 15 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin pjesë të automjeteve të bllokuara, në pikën e bllokimit të mjeteve në “Triport” Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasit K. S., 23 vjeç, pasi në Ksamil, nuk ju është bindur punonjësve të Policisë për ndalim dhe është larguar duke braktisur motomjetin të cilin e drejtonte pa leje drejtimi përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– – – – –
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në spitalin e Sarandës, është paraqitur, shtetasi J. K., 60 vjeç, pasi dyshohet se është rrezuar nga një pemë në afërsi të banesës së tij, i cili do të dergohet në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.