DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. A., 24 vjeç, banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, iu gjet dhe sekuestrua një armë pistoletë manovër, të cilën e posedonte pa leje.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Sarandë-Metoq”, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të automjetit tip “Toyota” dhe e ka përplasur atë me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Sh. N., si dhe 4 pasagjerët e të dy automjeteve, të cilën ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. S., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.