Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. Z., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin A. F., 25 vjeç, banues në Lezhan, bashkia Selenicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin në pronësi të tij është gjetur një armë zjarri(pushkë), e cila dyshohet të jetë në pronësi të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.