DVP Durrës – Vihen në pranga 3 shtetas

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 1 shtetas.

Nga specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Durrrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 35 vjeç, banues në Kajro, Egjipt, pasi në PKK Port Durrës, ka ndihmuar një shtetase të mitur, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i dhënë pasaportën dhe lejen e qëndrimit të vajzës së tij.

—–

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. A., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi në segmentin rrugor Krujë – Qafshtamë, duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë janë lënduar shtetasit A. A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe K. R., i cili pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë;

B. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. S., 35 vjeç, banues në Kukës, dhe si pasojë është lënduar shtetasja Gj. M., pasagjere në mjetin me drejtues shtetasin B. M., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.