Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Z., 20 vjeç, banues në Shenkollë, Lezhë, për veprën penale “Goditja e sportistit, tajnerit, apo arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.
Ky shtetas, gjatë zhvillimit të ndeshjes Shenkolli-Orikumi, në Shenkollë, Lezhë, pasi arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq një nga lojtarët e Shënkollit, ka hyrë në fushë duke goditur me grushta lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Kurbin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.T., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.T.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.B., 27 vjeç, banues në fshatin Krajën, Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Lezhë-Shkodër duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë shpalljen në kërkim policor dhe punojnë për kapjen e shtetasit:A.K.,39 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë Ky shtetas, mbrëmjen e kaluar, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin K.M., 26 vjeç, banues në Rrëshen, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.