Durrës- Kapet dhe arrestohet në flagrancë, gjatë kyrerjes së vjedhjes autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë për të njëjtën vepër penale

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të vjedhjeve.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë, gjatë kyrerjes së vjedhjes autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë për të njëjtën vepër penale.
Gjatë hetimeve, zbardhen dhe dokumentohen dhe 13 vjedhje të kryera nga ky shtetas, të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në qytetin e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive penale, arrestuan shtetasin O. H., banues në lagjen Nr.12, Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur materiale ndërtimi në një pallat në proces rindërtimi.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor dhe i 13 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve shtator, tetor 2021, konkretisht:
Më datë 01.09.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur 2 pasqyrat e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. A.;
Më datë 04.09.2021, në banesën e dëmtuar nga tërmeti, të shtetasit A. Xh., në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur istalimet e banesës;
Më datë 04.09.2021, në banesën e shtetasit I. S., banues në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shum parash;
Më datë 04.09.2021, në banesën e shtetasi F. M., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur televizorin dhe disa bizhuteri;
Më datë 11.09.2021, në banesën e shtetasit H. Ll., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;
Më datë 17.09.2021, në banesën e shtetasit A. F., banues lagja Nr.17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale;
Më datë 25.09.2021, shtetasit Q. K., banues në lagjen Nr.16, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur materiale ndërtimi në banesën e dëmtuar nga tërmeti;
Më datë 05.10.2021, në banesën e shtetasit R. M., banues në lagjen Nr. 17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash;
Më datë 07.10.2021, në banesën e shtetasit Z. H., banues në lagjen Nr.16/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur sende shtëpiake;
Më datë 07.10.2021, në banesën e shtetasit S. T., banues në lagjen Nr.11, Durrës, dyshohet se ka i vjedhur biçikletën;
Më datë 09.10.2021, në banesën e shtetasit Th. D., banues në lagjen Nr.17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën dhe vegla të ndryshme pune;
Më datë 18.10.2021, në lagjen Nr.8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur materiale dhe vegla ndërtimi në një pallat që po rindërtohet;
Më datë 25.10.2021, në lagjen Nr.12, Durrës, te markata dyshohet se i ka vjedhur vegla të ndryshme pune.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.