DVP Lezhë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin K. Ll., 50 vjeç, banues në Mërkuth, Mirditë, pasi ka djegur me zjarr banesën në pronësi të shtetasit L. Ll., e cila ishte e pabanuar prej vitesh.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin L. K., 43 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka dëmtuar me mjete të forta, për motive të dobëta, mjetin me drejtues shtetasin D. C., në pronësi të një firme private.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”, shtetasin V. M., 28 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dhe kanosur me fjalë shtetasen M. M.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasin N. Gj., 50 vjeç, banues në Kallmet, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.