DVP Korçë – Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim

DVP Korçë

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

Kapet dhe vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock Down 2”, i zhvilluar 1 vit më parë.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë ndaluan shtetasin në kërkim J. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Knock down 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.