Malësi e Madhe
Ceremoni përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Shtetit, Valmir Ramaj
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, me rastin e 30-vjetorit të rënies në krye të detyrës të punonjësit të Policisë, Valmir Ramaj, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët vendosën kurora me lule në nderim të Dëshmorit të Policisë.
Akti sublim i efektivit Valmir Ramaj, si dhe i Dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit të rënë ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet për garantimin e rendit dhe sigurisë në shërbim të komunitetit.
I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!

