📍 Elbasan / Vijojnë orët edukative në shkollat 9-vjeçare të qarkut.
Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”, që ka për qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve, evidentimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre, punonjësit e Policisë Elbasan kanë vijuar zhvillimin e orëve edukative në shkolla të tjera 9-vjeçare të qarkut.
Gjatë këtyre orëve u zhvilluan bashkëbisedime me nxënësit, të cilët morën informacion mbi parandalimin e bullizmit, bullizmit kibernetik, dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit shfaqën interes të veçantë, duke parashtruar pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre mbi mënyrat e parandalimit dhe adresimit të këtyre fenomeneve.
Takimet me nxënësit do të vijojnë në të gjitha shkollat e qarkut.
#PoliciShkollë 👮🏻♀️👮🏻♂️👧🏻👦🏻
#PërSigurinëTuaj ✅
#NxënësitTëParët 🇦🇱
#SiguriaNëShkolla

