DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytet u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. R., 30 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi në një lokal në fshat, dyshohet se ka goditur me grushte një 28-vjeçar, për motive të dobëta.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se i ka pushtuar një sipërfaqe toke, një 58-vjeçari.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për një 17-vjeçar, banues në fshatin Nizhavec, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se ka goditur me grushte një bashkëmoshatar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.