Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së dhe shërbimet e Policisë, në lokalin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. R., 46 vjeç, banues në Portëz, Fier, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë gjahu dhe një sasi me fishekë arme gjahu, që i mbante pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasin B. D., 21 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, shtetasen K. Dh., 24 vjeçe.
—
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 36 vjeçe, banuese në Savër, Lushnjë, se vëllai i saj, shtetasi A. M., 38 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), është larguar nga banesa në datën 17.04.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 38-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.