Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 21 prill 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Korçë-Finalizohet faza e shtatë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parë.Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.Vihen në pranga edhe 3 shtetas dhe sekuestrohen 40 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Shkon në​ 19 numri i të ndaluarve dhe në 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur pesë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ shtatë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë; A. B., 54 vjeç, banues në Korçë A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë. Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volksëagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, ishin edhe shtetasit A. M. dhe A. S. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer ne bashkëpunim.

DVP Berat-Plagosën me mjet të mprehtë 2 shtetas, identifikohen dhe shpallën në kërkim 3 autorët e dyshuar.Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe  F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Po nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Gj., 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 200 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 43 janë arrestuar, 130 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre në kuadër të mega-operacionit policor të koduar “Knock Down”, me 24 shtetas të arrestuar, 7 të shpallur në kërkim dhe 70 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 12 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij; 2 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim; 4 raste të veprës penale “Kanosja”, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përndjekja” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 2 shtetas të arrestuar, në total. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të ndaluar.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 2 raste, me 3 shtetas të arrestuar; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 5 raste, me 4 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, me 1 shtetas të ndaluar.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste tëveprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, edhe për veprën penale “Pushtimi i tokës” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 10 raste, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 5 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja me armë “ dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, rasti i parë rezulton me 1 shtetas të arrestuar, ndërsa i dyti me 1 shtetas të ndaluar. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Mashtrimi”, njëri prej tyre mbetur në tentativë, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, si dhe është evidentuar 1 rast i veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me 3 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 2 shtetas të ndaluar dhe 5 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 2 shtetas në total, të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, me 3 shtetas të dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 10 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 7 shtetas të arrestuar dhe 8 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.