Bulqizë/Nuk respektoi rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë, e për pasojë mbeti i lënduar një punëtor, Policia nis procedimin penal për brigadierin e një subjekti minerar.
Në orët e pasdites së datës 08.01.2024, gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën, shtetasi L.D., 50 vjeç, (me profesion vagonist në minierë), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për një shtetas. Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasin G.F., 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet se nuk ka respektuar rregullat dhe nuk ka marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.
-Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin G.E., 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përpalsur me murin e një ndërtese duke shkaktuar dëme materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S.T., 25 vjeç; dhe V.U., 44 vjeç, banues në Mat, pasi në njësinë administrative Komsi, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjet, një sasi lënde drusore të prera në mënyrë të paligjshme
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.