DVP Berat – Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Goditet 1 rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë konstatuan 1 rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit A.T., 30 vjeç dhe E.D., 39 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit që ata administronin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekustrua 1 aparat celular, i cili dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
——————–
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u procedua penalisht shtetasi F.I., 27 vjeç, banues në Berat, pasi duke qënë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë nuk u gjet në banesë.
—————-
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, u procedua penalisht shtetasi K.M., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi në vendin e quajtur “Pronovik”, u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë me mjetin tip “Fuoristrad”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.