Durrës – Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin M. S., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi më datë 13.04.2022, ka bërë kallëzim shtetasja M. P., përfaqësuese e një subjekti privat, se punonjësi i këtij subjekti, shtetasi M. S., kishte vjedhur produkte dhe shuma parash, duke falsifikuar firmat e faturave të produkteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. P., 28 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi i ka vjedhur një telefon dhe një sasi parash, shtetasit E. M.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

A. Sh., 31 vjeç, A. M., 42 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi V. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasen A. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.