Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M., 22 vjeç dhe S. K., 47 vjeç, të dy banues Durrës, pasi më datë 08.02.2022, në mbrëmje, në rrugën “Bajram Tusha”, në lagjen nr.14, Durrës, 22-vjeçari, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur është përplasur me një motomjet që drejtohej në gjendje të dehur nga 47-vjeçari dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi F. K. dhe u dëmtua rëndë shtetasi D. H., i cili ka humbur jetën më vonë në spital. Gjithashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit D. Q. dhe M. A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
F. T., 45 vjeç dhe E. K., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;
A. K., 50 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.