DVP Vlorë/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– F. Ll., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– G. Ç., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor pa targa.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasit:

– A. K., 40 vjeç dhe M. K., 54 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin;

– N. P., banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke bërë punime në pallatin në pronësi të tij, në Sarandë, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasin G. I., 49 vjeç, banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së, në lokalin e marrë me qira nga ky shtetas, janë konstatuar të dëmtuara vulat e matësit elektrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.